Mungon fizikisht, por Muriqi jep një mesazh të fortë para ndeshjes së Kosovës

Moldavia do të jetë kundërshtari i Kosovës në Ligën e Kombeve.

Edicioni i dytë nis sot (e enjte), teksa Moldavia dhe Kosova me fillim nga ora 20:45 takohet në Parma, në kuadër të Ligës C.

‘Dardanët’ do të jenë pa Vedat Muriqin në këtë ballafaqim. Muriqi do të mungojë në duelin e sotëm të Kosovës për shkak të një lëndimi të vogël që e ka pësuar në stërvitje me Fenerbahce.

Muriqi ka motivuar shokët para ndeshjes, ku shkruan:“Forca Kosovë, besa-besë”, shkruan ai në Twitter. /