Musliu e ashpër me Kurtin: Je psikopat, rrenc e mashtrues

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, është treguar e ashpër me kryeministrin Albin Kurti, duke iu drejtuar me fjalë ofenduese.

Teksa ka shpërndarë një pjesë të fjalimit të kryeministrit të para disa viteve kur ishte opozitar e ku fliste për Musliun, kjo e fundit i është drejtuar Kurtit me fjalët “psikopat, rrenc e mashtrues”.

“Ky i ka studiuar mirë, ka ardhur në përfundim që 40% i ka analfabetë funksionalë e pastaj iu ka servuar veç çka kanë pasur qejf ata me dëgjuar e me besuar. Psikopat bre!”.

“Ama duhet me qenë psikopat me i besuar një psikopati.  Ju ka hupë topi, ju kanë kthyer propagandës. Rrenc, mashtrues!”, ka shkruar deputetja e PDK-së në Facebook.