Nxehen gjakrat pas një aksidenti në Pejë: Dy persona përleshen mes vete, njëri nxjerr edhe armën

Shkeljet që bëhen në komunikacion nga shoferët e që për pasojë shkaktojnë aksidente, shpesh përcillen edhe me konflikte verbale mes palëve të përfshira.

Për një rast të tillë që ka ndodhur të premten, në rrugën “Fan Noli” në Pejë, një person ka përfunduar në ndalim policor.

Sinjali mëson se mosmarrëveshja mes tyre pas aksidentit në të cilin u përfshinë ka eskaluar në sulm dhe kulmoi në momentin kur njëri nga të dyshuarit nxori armën dhe ia drejtoi të dyshuarit tjetër.

Kjo bëri që dikush ta njoftojë Policinë, me ç’rast një patrullë doli në vendin e ngjarjes, ku u arrestuan të dyshuarit dhe u shoqëruan në stacion policor.

Burimet thonë se me rastin e kontrollit policor është gjetur edhe një armë, që është konfiskuar nga Policia, si dëshmi për rastin. Në anën tjetër, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarve është lështuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh.