10 vetura të dëmtuara nga plumbat qorr

10 vetura janë dëmtuar nga plumbat qorr dhe bredharak në gjithë Kosovën.

Kështu ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.

Pesë nga 10 veturat janë dëmtuar në Prishtinë, tri në rajonin e Pejës, një në Gjilan dhe një tjetër në Prizren.

Njoftimet e policisë:

Rr. Xheladin Hana, Prishtinë 01.01.2023 – 10:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është dëmtuar automjeti i tij, dyshohet nga një plumb qorr. Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Zhan Zhak Ruso, Prishtinë 31.12.2022 – 01.01.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është dëmtuar automjeti i tij, dyshohet nga një plumb qorr. Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Marie Shllaku, Prishtinë 31.12.2022 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është dëmtuar automjeti i tij, dyshohet nga një plumb qorr. Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Mehmet Akif Ersoy, Prishtinë NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është dëmtuar automjeti i tij, dyshohet nga një plumb qorr. Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një predhë. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Bekim Fehmiu, Prishtinë 01.01.2023 – 02:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura e tij, rasti është duke u hetuar.

Rr. Bajram Shala, Prizren 01.01.2023 – 00:04. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura e tij, rasti është duke u hetuar.

Fsh. Katundi i Ri, Pejë 01.01.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura e tij, rasti është duke u hetuar.

Rr. Ymer Prizreni, Pejë 01.01.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura e tij, rasti është duke u hetuar.

Fsh. Carrabreg i Ulët, Deçan 01.01.2023 – 07:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura e tij, rasti është duke u hetuar.

Gjilan 01.01.2023 – 00:05. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në ajër dhe si pasojë nga një plumb bredharak i është dëmtuar vetura e ankuesit mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar.