BITKOM PC nga Klina në mbështetje të arsimit, dhuron 25 laptopë për testin PISA në SHMLP “Fehmi Agani” – Klinë

Nga nesër për tri ditë me radhë, në Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale “Fehmi Agani” në Klinë do të zhvillohet testimi ndërkombëtar PISA, një vlerësim i rëndësishëm për sistemin tonë arsimor dhe nxënësit tanë të shkëlqyer.

Për realizimin sa më të suksesshëm të këtij testi, kompania lokale BITKOM PC, me pronar z. Avni Berisha, ka ofruar 25 laptopë në formë huazimi për tri ditët e testimit, një ndihmë konkrete dhe me vlerë të lartë për shkollën dhe komunitetin arsimor.

Ky gjest është dëshmi e bashkëpunimit të fortë ndërmjet biznesit lokal dhe arsimit, si dhe angazhimit të BITKOM PC në mbështetjen e dijes dhe teknologjisë në vendin tonë./Klina info/