Masat e reja/ Kështu duhet të organizohen dasmat sivjet

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të martën për lehtësim të mëtutjeshëm të masave kufizuese, me qëllim të luftimit të pandemisë së koronavirusit.

Në arsyetimin e Qeverisë është thënë se vendimi është marrë pas uljes së numrit të rasteve të infektimit me koronavirus.

Në mesin e heqjes së masave është përmendur mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, që do të lejohen deri në ora 23:00. Ndërsa muzika lejohet deri në ora 22:45.

Organizimi i këtyre ngjarjeve, është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 30 % e kapacitetit të hapësirës (30 persona për 100m), por jo me shumë se 200 të ftuar në rastet kur 30 % e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër.

Distanca në mes të tavolinave duhet të jetë tri metra.

Për mbajtjen e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të matures, obligohet respektimi i udhëzuesit të veçantë për ahengje

SHARE