Një qytetar dëmton shtyllat mbrojtëse në Klinë, merr dënim

Dëmtohen shtyllat mbrojtëse në rrugën “Sadik Rama”, në hyrje të Klinës.

Klina.info mëson se në lidhje me këtë Policia e Kosovës dhe njësitet relevante kanë arrestuar një person, derisa Inspekcioni Komunal të njëjtit i ka shqiptuar në gjobë.

Po ashtu burimet e portalit tonë mësojnë se personi i dyshuar, këtë vepër e ka kryer me vetëdije të plotë, pasi që sipas tij, shtyllat kanë qenë pengesë për biznesin e tij.