PDK në Klinë e nis fushatën me defilimin e 3 kandidatëve për deputet

E nisem sot fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare duke defiluar rrugëve të qytetit së bashku me anëtarë, simpatizantë, qytetarë, si dhe me tre kandidatët e përzgjedhur për anëtarë të Kuvendit të ardhshëm të Kosovës.

E nisem të bindur se qytetarët e Kosovës do të dinë dhe duan të vlerësojnë programin ekonomik për rimëkëmbjen e shtetit tonë.
Përkrahja e madhe qytetare për kandidatin për kryeministër, z. Enver Hoxhaj dhe personalitetet e kandiduar nga Dega e PDK-së në Klinë për Kuvendin e Kosovës, ishte e madhe ditëve që lëmë pas. Shpresoj dhe uroj që kjo përkrahje të bëhet akoma më e madhe në ditën e votimit dhe të kurorëzohet me një fitore të merituar.

Na priftë e mbara drejt fitores!