“Sa të dalë prej këtu, ki me ma pa sherrin”, zyrtari policor kërcënohet brenda Prokurorisë Themelore në Pejë

Një zyrtar policor është kërcënuar gjatë ditës së sotme në Prokurorinë Themelore të Pejës.

Burime të sigurta të Gazetës Sinjali, bëjnë të ditur se zyrtari policor është kërcënuar nga një person me inicialet SH.H ( emër i njohur për redaksinë), i cili në praninë e avokatit të tij me një ton kërcënues i është drejtuar duke i thënë “Hë çka po më këqyr edhe sa të dalë prej këtu ki me pa ti kush jam unë edhe ki me ma pa sherrin qe besa”.

I dyshuari, 70-vjeçar është arrestuar nga policia, por që pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Kërcënimi ka ndodhur rreth orës 14:00, përderisa zyrtari policor kishte shkuar për t’i dorëzuar disa lëndë në Prokurorinë Themelore të Pejës./

SHARE