Me flamuj kuqezi ia mësyjnë Shqipërisë, sonte festë e madhe në Tiranë (VIDEO)

Stadiumi “AIR Albania’’ në Tiranë sonte do të jetë i mbushur plotësisht.

22 mijë tifozë do të jenë të pranishëm në stadium, për ta ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri – Çeki, shkruan IndeksOnline.

Tashmë tifozët nga të gjitha trojet shqiptare ia kanë mësyrë Tiranës, ku çdo moment po krijohet atmosferë fantastike.

Me flamuj kuqezi dhe flakadanë në rrugë, tifozët duket se janë gati për ndeshjen e sotme.

Ndeshja Shqipëri – Çeki zhvillohet nga ora 20:45./