Ramush Haradinaj në familjen Bytyqi në Zajm, pas vdekjes së veteranit të UÇK-s, Skender Bytyqi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot familjen e veteranit të UÇK-së, Skender Bytyqi, i cili vdiq pas një sëmundje të shkurtë ditë më parë.

Ky është postimi i Haradinajt:

Sot me kolegë e bashkëluftëtarë, ndamë dhembjen me familjen Bytyqi në Zajm, pas ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit tonë Skender Bytyqi – Albani një prej luftëtarëve më të zot që kishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
U prehtë në paqe!