Grabitje si në filma: Të maskuar dhe të armatosur, tre persona vjedhin 1 milionë euro në mes të ditës në Francë

Një grabitje spektakolare ka ndodhur në një nga argjendaritë më luksoze në qendër të Parisit.

Argjendaria është vënë në shënjestër të grabitësve të cilët kanë vjedhur bizhuteri me vlerë mbi 1 milionë euro.

Bëhet fjalë për një dyqan të Bvlgari, në sheshin Vandom, ku pas mesdite, ditën e djeshme hynë tre grabitës, që kishin mbërritur në vendngjarje me motoçikleta. Dy prej tyre ishin të armatosur dhe lënduan gjatë grabitjes edhe punonjësin e sigurimit.

Pamjet në rrjetet sociale tregonin dy motoçikleta të zeza të ndalura para argjendarisë ndërsa një person i veshur me të zeza dhe me kasketë në kokë, bënte roje. Kalimtarët ndërkohë largoheshin të panikosur pasi shihnin grabitësin e armatosur.