Drejtoria e Bujqesisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural organizon panair me produkte vendore

Ftesë

I/E nderuar: __________________________

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural(DBPZHR) në Klinë ka kënaqësinë t’ju ftoj të merrni pjesë në Panairin e Prodhimeve Vendore (Edicioni Klina 2019) që do të mbahet nga data 06-07 dhe 08 Qershor , në Sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë.

Synimet e këtij panairi janë që ky panair të jetë një mundësi për të mbështetur prodhuesit vendor me produktet e tyre dhe ta bëjë më madhështorë Festivalin gjate 3 netëve të mbajtjes.

Hapja solemne e panairit, më 06 Qershor, nga ora 18:00.
Panairi do të jetë i hapur 3 ditë rresht.

Ju lutemi ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj përmes e-mailit [email protected] ose perms telefonit në: +38349494989.