Liria dhe Dukagjini luajnë për tre pikë, formacionet zyrtare

Liria është nikoqir i Dukagjinit në duelin që luhet në kuadër të javës së 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 15:00, do të luhet në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Në këtë takim, Liria do të luajë sa për privilegj, pasi tashmë ka rënë nga liga, shkaku që ka arkëtuar vetëm 30 pikë në 29 xhiro.

Në anën tjetër, Dukagjini synon ta përforcojë vendin e tyre në mesin e tabelës, pasi është në vendin e gjashtë me 37 pikë, tri më pak se Prishtina që është në të pestin.

Formacionet zyrtare:

Liria: pas pak…

Dukagjini: Haxhihamza, Basriu, Dallku, Hugo, Iseni, Shabani, Salihu, Morina, Mëziu, Mërlaku, Syla.