Deklarimi i pasurisë nga presidentja Osmani: Banesë, shtëpi, tokë – mbi 100 mijë euro kredi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Osmani bashkë me bashkëshortin e saj, kanë në pronësi një banesë 67 metra katrorë, një shtëpi 150 metra katrorë, dy banime në varg, njëra me 244 metra katrorë e tjetra më 218 metra katrorë.

Ajo ka deklaruar edhe një veturë Mercedes Benz, në vlerë prej 10 mijë eurove, që është në pronësi të bashkëshortit.

Osmani ka deklaruar kredi në vlerë prej 40 mijë eurove dhe një tjetër prej 65 mijë euro.