Ballkani dyfishon epërsinë ndaj kampionit të Bullgarisë, shënon Zyba (VIDEO)

Ballkani po ballafaqohet me Ludogoretsin në rrethin e parë të kualifkimeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20:45.

Dy skuadrat janë kampione në vendet e tyre përkatëse, teksa trajnerët në konferencat e tyre një ditë para ndeshjes janë shprehur optimistë.

Klankosova.tv do iu mbajë të informuar në lidhje me ndeshjen.

LIVE: Ballkani – Ludogorets 0-0

46′ Ka filluar pjesa e dytë në mes Ballkanit dhe Ludogoretsit. Ekipi nga Suhareka është duke udhëhequr me një gol epërsi.

48′ Ballkani ka shkuar në pushimin në mes dy pjesëve në epërsi prej një goli ndaj Ludogoretsit, në kuadër të rrethit të parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve. Golin e vetëm në pjesën e parë e realizoi Meriton Korenica, pak para se të përfundonte pjesa e parë. Skuadra suharekase e dominoi takimin nga fillimi i ndeshjes, duke e mbajtur posedimin e topit dhe krijimin e rasteve.

46′ Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Ludogoretsit. Golin e ka realizuar Meriton Korenica, me një goditje të bukur.

34′ Gripshi pati mundësinë më të mirë në ndeshje, pas me një gjuajtje të fortë, për pak sa nuk e befasoi portierin kundërshtar. Goditja e tij shkoi fare afër shtyllës së jashtme.

30′ Ka kaluar gjysmë orë lojë nga fillimi i takimit, me Ballkanin që e ka mbizotëruar këtë pjesë të lojës, duke e dominuar me posedim, me krijim të rasteve, i ka munguar vetëm goli.

22′ Edhe Nazmi Gripshi provoi me një goditje të fortë, por që e njëjta u bllokua.

20′ Skuadra e Ballkanit në këto momente ëshë duke fituar terren. Armend Thaqi tentoi me një goditje, e cila u devijua, mirëpo që u prit nga portieri kundërshtar.

17′ Ballkani bën goditjen e parë drejt portës së skuadrës bullgare. Ishte Edvin Kuc që tentoi me një goditje të fortë jashtë 16-metershit, por që shkoi jashtë.

15‘ Ka kaluar një çerek orë lojë nga fillimi i ndeshjes, ende pa gola, me dy skuadrat që luftën më të madhe po e zhvillojnë në mesin e fushës.

1’ Ka filluar ndeshja mes Ballkanit dhe Ludogoretsit në stadiumin “Fadil Vokrri”.