KRYETARI ELEZAJ VIZITON FUTBOLLISTËT E DUKAGJINIT

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj i shoqëruar nga drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Fatjona Gashi, kanë vizituar sot futbollistët e KF Dukagjinit për t’ju uruar fat në kualifikimet për UEFA Conference League.

“Ata po na bëjnë krenarë me sukseset e tyre në nivel vendi dhe kam besim të plotë se do të bëjnë paraqitje shumë të mira edhe në gara europiane.

Sukseset e Dukagjinit nuk janë të rastësishme, por janë rezultat i punës së madhe që është bërë në klub nga presidenti i klubit Fabian Veseli dhe të gjithë ata që e ndihmuan, drejtori Korab Desku, stafi teknik në krye me Armend Dallkun, futbollistët e KF Dukagjinit, dhe të gjithë qytetarët e Klinës dhe të qyteteve tjera që e mbështetën” – ka thënë Elezaj gjatë kësaj vizite.

Të enjten të gjithë së bashku në stadiumin “Fadil Vokrri” në mbështetje të klubit të zemrës KF Dukagjini.