Nusja e rrah vjehrrën në Podujevë, e bën për spital

Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Podujevë.

Policia e Kosovës bën të ditur se viktima e gjinisë femërore ka raportuar se është rrahur nga reja e saj, nusja e djalit.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, mirëpo nuk e ka takuar të dyshuarën.