Dy herë në javë në katër destinacione, detaje për aeroportin e Kukësit që ndodhet 1 orë e gjysmë larg Prishtinës

Wizzair ka nisur fluturimet e para në Aeroportin e Kukësit. 4 destinacionet e para do të jenë drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.

Edi Rama në ceremoninë e sotme ka njoftuar se fluturimet do të fillojnë nga 19 euro me Wizz Air për në Kukës.

Aeroporti i Kukësit ka një pistë prej 2200 metrash, ndërsa në zonën e parkimit është projektuar të qëndrojnë 3 avionë njëkohësisht.

Ky është aeroporti i dytë civil në Shqipëri pas atij të Rinasit.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku u shpreh se ky aeroport ka marrë vlerësimin e sigurisë dhe nga NATO.

Ky aeroport shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 65 hektarë, 3 kilometra larg qytetit të Kukësit, dhe është i kategorisë ndërkombëtare C.

Aeroporti ndodhet vetëm 1 orë e gjysmë nga Prishtina dhe shihet si një alternativë e mirë edhe për diasporën kosovare.