AKV “Jehona e Dukagjinit” këtë vit nuk morën asnjë cent nga Komuna e Klinës

AKV Jehona e Dukagjinit nuk ka përfituar asnjë cent të vetëm për këtë vit nga DKRS në Klinë,shkruan Klina info.

Ansambi i Këngëve dhe Valleve Jehona e Dukagjinit, pavarësisht rolit të madh dhe aktiviteteve kulturore dhe artistike nuk mori asnjë ndihmë buxhetore nga Drejtori i Kulturës dhe Sportit, Skender Merturi.

Ata për Klina Info janë shprehur të zhgënjyer nga ky veprim i papritur dhe i pa arsyeshëm sipas tyre. Të njëjtit treguan se vitin e kaluar u janë ndarë 6000 euro, por që vetëm 3000 i kanë marrë.

Gjithashtu kanë treguar se kanë zhvilluar takim me Drejtorin dhe Kryetarin e Komunës, por s’kanë marrë asnjë përgjigje konkrete, çka se janë shprehur se s’do të rrin duar kryq, por do të vazhdojnë në forma të tjera.

Kujtojmë që për formimin e këtij Ansambli ishte kërkesë e vet kryetarit të Komunës, Zenun Elezaj. Ndërsa në vitin 2019 i njëjti Ansambël rrëmbeu çmime dhe mori pjesë në shumë festivale të rëndësishme./Klina.info/