Komuna e Klinës: Po dëmtohen qëllimisht kabllot e ndriçimit publik

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente në Komunën e Klinës ka njoftuar se në disa pjesë të qytetit në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëllimshme po bëhet dëmtimi i kabllove të ndriçimit publik nga persona të pandërgjegjshëm.

Komuna e Klinës, respektivisht DSHPE njofton se me qëllim të ri-funksionalizimit të ndriçimit publik ka bërë riparimin e kabllove të dëmtuara, por raste të dëmtimit të kabllove janë përsëritur.

Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Qendrim Millaku, ka njoftuar Policinë e Kosovës për këtë rast, megjithatë ende nuk është bërë identifikimi i këtyre personave të pandërgjegjshëm dhe dashakëqij.