ORGANIZOHET TRYEZA SHKENCORE KLINË

Programi i Festivalit Folklor ‘’I këndojmë lirisë’’, u pasurua edhe me një Tryezë Shkencore, ku me kumtesa u paraqitën: Prof. Dr. Asllan Krasniqi , ‘’Këngë dhe luftë’’, Seamen Gjokoli, ‘’Festivali i Klinës ,Tribunë Lirie dhe Trashëgimie’’, Prend Buzhala, “Akti heroik i Mujë Krasniqit dhe kënga që nuk ndalet asnjëherë”, Hajdin Morina, ‘‘Imazhe dhe mesazhe artistike nga edicionet e Festivalit Folklorik ” I këndojmë lirisë”, Prof.Dr.Zymer Neziri, ” Lufta, kënga dhe liria: Nga lashtësia ilire e deri të Ushtria Çlirimtare e Kosovës’’ dhe Enver Maloku ‘’Mjetet e informimit dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës’’.

Drejtoresha Komunale e Kulturës, Fatjona Gashi, theksoj se kjo tryezë e begaton edhe më shumë festivalin.

Referuesit shkoqitën aspekte të këngës dhe të luftës që lidhen me UÇK-në, sepse ato kanë vijimësi në këngët epike të të gjitha kohërave.

Ky karakter mobilizues kundër nënshtrimit dhe pushtimit ka pasur rol të madh edhe në epikën tonë gojore, nga cikli i këngëve të Rilindjes Kombëtare e deri të këngët të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Po ashtu, në tryezë u paraqitën edhe aspekte të rrugëtimit 20 vjeçar të festivalit. Festivali, Klinës ia shtoi hapësirat kulturore, e lidhur edhe më shumë mes veti, por më shumë e përtej kufirit fizik, me Shqipërinë sidomos.

Vend tjetër zënë këngët, vallet dhe baladat për Mujë Krasniqin.

SHARE