56 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 14 në gjendje të rëndë

Janë 56 pacientë me koronavirus, që po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Spitali njofton se bazuar në gjendjen e pacientëve, 6 janë në respirator, 43 në oksigjenoterapi dhe 14 në gjendje të rëndë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar të hënën se në Pejë janë regjistruar 27 raste të reja pozitive.