Video/ Arrestohet një qytetar në Klinë, për shkak të mosmbajtjes së maskës

Një person është ndaluar dhe më pas arrestuar nga Policia në Klinë.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në qendër të qytetit, derisa Klina Info mëson se i njëjti u arrestua për shkak të mosmbajtjes së maskës.
Klina Info sjellë pamje nga vendi i ngjarjes, derisa shihen njësite të Policisë duke shtrirë për toke qytetarin dhe më pas duke e prangosur./Klina.info/

SHARE