Moti për 4 ditët e ardhshme, kryesisht me diell e vranësira

Nga moti me diell e vranësira pritet të karakterizohen katër ditët e ardhshme,

Sipas Prishtina Weather nesër pritet të ketë mot kryesisht  me diell. I njëjti mot pritet të mbretërojë edhe pasnesër gjatë ditës, kurse në mbrëmje pritet të shtohen vranësirat.

Temperaturat minimale në fundjavë luhaten nga 2 deri në 3 gradë, e ditën e martë të rriten deri në 8 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë:

25.04 – Kryesisht me diell.

26.04 – Paradite kryesisht me diell. Ditën dhe në mbrëmje vransirat do të shtohen.

27.04 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Paradite mundësi për reshje të dobëta shiu.

28.04 – Ngrohtë. Në mëngjes vransira me mundësi për riga lokale shiu. Ditën më shumë diell.

Do të fryj erë mesatare nga krahu verior 5-11m/s, e nga dita e hënë nga jugu-jugperëndimi 3-11m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes ditën e shtunë, më pas në rënie përreth vlerave normale.