Policia kap “bossin” e fëmijëve lëmoshkërkues në Prishtinë, i gjejnë para e drogë

Në orët e mbrëmjes të 21 dhjetorit, gjatë patrullimit në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë, Policia ka hasur në 9 fëmijë, lëmoshkërkues, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, nga burimet brenda Prokurorisë, në vendin kur zyrtarët policorë kanë ndaluar të miturit, aty është hasur edhe një person, 39-vjeçar, i dyshuari kryesor.

Në momentin kur Policia ka ndalur të dyshuarin (emër i njohur për redaksinë), ka kontrolluar të njëjtin, të cilit i janë gjetur rreth 200 euro, një thikë dhe një sasi e substancave narkotike.

Përveç drogës e parave, i dyshuari ka deklaruar se edhe çanta me para të metalta, rreth 1170 euro, që u gjet në vendin e ngjarjes është e tij.