Edhe këtë javë parashihen reshje shiu, temperaturat maksimale sot deri në 19 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditë, transmeton Sinjali.

E hëne- mot i vranët dhe me intervale me diell. Gjatë ditës parashihen riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsis, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

E marte- mot kryesisht i vranët por edhe intervalet e shkurta me diell do të jenë prezente. Parashihen reshje me shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha.

E merkurë- Mot kryesisht i ngjajshem me ditën e marte, por me rritje të lehta të temperaturave të mesditës.

E enjte- Mot i vranët dhe më i freskët se ditët paraprake. Parashihen reshje të intensitetit të dobët.

Të premten – Mot kryesisht me vranësira dhe me intervale të kohë pas kohëshme me diell. Vranesirat parashihen të sjellin riga shiu,jo në gjithë territorin, por kryesisht në viset e larta, kurse temperaturat parashihen të shenojnë rritje të lehta në vlerat e mesditës.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperendimit me shpejtësi 1-8m/s.