Shala: Në Speciale s’fola, vetëm emrin dhe mbiemrin e shkrova

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, sot është intervistuar nga Gjykata Speciale. Ai pas intervistimit ka deklaruar se është mbrojtur në heshtje dhe se ka shënuar vetëm emrin dhe mbiemrin.

“Intervistimi shkoi mirë se vendosëm me avokatin ta shfrytëzonim të drejtën të mbroheshim në heshtje. I kemi dhënë disa shënime rreth emrit dhe mbiemrit dhe asgjë tjetër. Përderisa nuk kishim asnjë material as unë, as avokati se pse isha ftuar si i dyshuar, e shfrytëzuam të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje”, ka deklaruar Shala për TV Dukagjinin.

Ai ka thënë se nuk e di se çfarë do të ndodhë më tej dhe se do të kthehet në Kosovë brenda 2-3 dite.

“Çka do të ndodhë në të ardhmen nuk e dimë as unë as avokati. E kam përfunduar për sot intervistën, nuk më është caktuar asnjë datë tjetër. Në Kosovë do të kthehem brenda 2-3 dite, se do të jem për një vizitë te djali në Pragë”, ka thënë Shala.