Manaj mbanë ‘bajrakun’, i vihen pas Baftiu, Progni, Rexha e Januzi

Dje kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 24-të në Ipko Superligën e Kosovës,

Takimi i zhvilluar në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë, ndërmjet Trepça 89 dhe Dritës i takojë mysafirëve me rezultat 2:0.

Sulmuesi i mitrovicasëve, Arb Manaj përkundër rasteve që ka pasur nuk ka arritur të realizoj në këtë javë, por Manaj është duke mbajtur bajrakun e golashënuesit me të mirë në Superligën e Kosovës.

Në pozitën e dytë gjendet Baftiu me 11 gola edhe pse ka kohë që nuk ka shënuar golë, por të dy futbollistëve i janë vënë pas, Gerhard Progni e Fiton Hajdari te Gjilanit ku të dytë kanë realizuar ditën e djeshme ndaj Ferizajit dhe janë në kuotën e 10 golave.

Por në 10 gola gjenden edhe Kastriot Rexha që pikërisht ky futbollist i dha qetësinë Dritës në takimin ndaj Trepçës 89. Aty gjendet edhe Ahmed Januzi i Prishtinës me 10 gola.

Ashtu siç po shkon lufta për titull, është duke shkuar edhe gara për golashënuesin me të mirë, ku deri në fund do jetë një garë e ashpër për me të mirin e Superligës.

jua përcjellu top golashënuesit me të mirë të Superligës së Kosovës.