Zyrtare: Kosova bëhet me trajner të ri

Tashmë edhe zyrtarisht, Kosova ka një trajner të ri. Francezi, Alain Giresse do të marrë drejtimin e “Dardanëve” duke filluar nga sot.

Përmes një konference për media, Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se Giresse do të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës.

Dardanët” ishin pa trajner që nga shkarkimi i Bernard Challandes në tetor të vitit të kaluar.

si trajner i përkohshëm ishte zgjedhur Primoz Gliha.

Alain Giresse është një ish futbollist i famshëm francez, i respektuar në botën e futbollit.

Ai ishte trajner i Paris Saint-Germainit (1998), ndërsa pati eksperienca edhe në krye të shtabit teknik të Toulouse (1995) e FAR Rabat (2001-2003).

Por, 69 vjeçari ishte më i fokusuar tek ekipet kombëtare, pasi i ka udhëhequr disa sosh.

Giresse ishte dy herë selektor i Malit në periudha të ndryshme (2010-2012 e 2015-2017), ndërsa i ka drejtuar edhe Kombëtaret si Gjeorgjia (2004-2005), Gaboni (2006-2010), Senegali (2013-2015) e Tunizia (2018-2019).

Nga viti 2019 nuk e ka ushtruar zejen e trajnerit, ndërsa Kosova do të jetë një pikë e re nisjeje për trajnerin francez.