Arb Manaj kalon portierin dhe shënon golin e parë në Kroaci

Sulmuesi Arb Manaj e ka shënuar golin e vetëm për Slaven Belupon që pësoi disfatë në udhëtim nga Shibeniku me rezultatin 3:1.

Manaj shënoi golin e nderit në minutën e 73-të me asistim të sulmuesit tjetër kosovar, Arbër Hoxha.

Kjo ndeshje e zhvilluar të martën mbrëma i ka takuar javës së 31-të të elitës së futbollit kroat.

Për sulmuesin 24-vjeçar është goli i parë në sezonin aktual me fanellën e Slaven Belupos. Ai ka luajtur në 17 ndeshje kampionale.