Rivarroset trupi i gruas nga Istogu që iu kërkua obduksioni nga familja e saj

Sot, në mesditë është bërë rivarrimi i trupit të Sevdije S. Kuklecit në prani të familjarëve të ngushtë.

Kujtojmë se zhvarrimi ishte bërë pak ditë më parë dhe është dërguar për obduksion.

Ceremonia e rivarrimit ishte e zakonshme, pa masa mbrojtëse por trupi i së ndjerës ishte i mbyllur hermetikisht.

Të pranishëm ishin vetëm zyrtarë policorë, jo edhe prokurorja apo njesitet e krimeve.

Vlenë të cekët se rreth 40 persona (familjet Kukleci nga fshati Lluga te istogut dhe familja Salihi nga komuna e Skenderajt) janë testuar për dyshime të infektimit me Covid-19 por që të gjithë kanë rezultuar negativ.

Njëherit theksojmë se sipas motrës së të ndjerës F.S. gjendja e fëmijëve vazhdon të jetë normale. Poashtu, pas angazhimit të RTV Fontanës, drejtori i Drejtoratit të shëndetësisë, ka angazhuar psikologe për fëmijët në mënyrë që ta tejkalojnë këtë gjendje sa më lehtë.

Ndërkaq, rezultatet nga mjeksia ligjore akoma nuk kanë dalë.