OVL në Klinë, ndanë 50 pako ushqimore për veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve

Me datë 18.4.2020 dhe me datë 20.4.2020, Organizata e Veteranëve të Luftës, dega në Klinë, me kryetar Hajdin Balaj, ndau 50 pako ushqimore për familjet e veteranëve, invalidëve dhe familjet e dëshmorëve. Donatorët bamirës të këtyre pakove janë Hasan Elshani, Petrit Foniqi dhe Arsim Elshani. Secila pako ka qenë në vlerë prej 50 eurosh. Kryetari Balaj tha për Klina info se së bashku me kryetarët e nëndegëve janë dakorduar që pakot t’u shpërndahen atyre familjeve të cilat kanë më shumë nevojë. Pjesëmarrës së bashku me kryetarin Hajdin Balaj, në shpërndarjen e pakove ishin edhe kryetarët e nëndegëve të OVL-së si: Zenel Bashota, Hetem Smakiqi, Ruzhdi Agushi, Ali Kameri, Muhamet Gashi, Ahmet Pantina, Shkumbin Maloku, Hasan Elshani dhe Vesel Berisha. Balaj ndër të tjerash tha: Jemi mirënjohës për donatorët që në këto ditë të vështira u gjetën pranë kategorive të dala nga lufta, sado pak t’u dalin në ndihmë familjeve me nevojë.