Caktohet lokacioni i ri për parkingun e taksistëve, në Klinë

Pas shqyrtimit të kërkesave të taksistëve, kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka bërë të ditur se kanë marrë vendim për caktimin e lokacionit të ri për parkingun e taksistëve, që është në hyrje të qytetit, pranë lumit “Klina”.

“Pas caktimit të lokacionit, menjëherë kemi bërë edhe shenjëzimin e vend-parkingjeve, ku do të fillojë edhe parkimi i taksistëve aty, ndërsa respektimi i vend-parkingjeve do të inspektohet nga Drejtoria e Inspektoratit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës”, ky është njoftimi i plotë i Elezajt.