Zhduket një vajzë në Pejë

Një nënë nga fshati Vitomiricë e Pejës ka raportuar dje rreth orës 17:00 në polici se i ka humbur vajza e saj,

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se ajo është larguar nga shtëpia e saj që nga 26 shkurti dhe nuk është kthyer më, ndërsa rasti është raportuar mbrëmë në polici.

“Më datë 26 shkurt në orën 17:00 ka ndodhë rasti, por policia është njoftuar dje. Një familjare e saj raporton se ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Policia është duke u marrë me rastin, deri në këto momente kur po flasim, nuk kemi pasur ndonjë informacion për vendndodhjen e saj”, tha ai.

Gazeta mëson se vajza në fjalë është e lindur në vitin 2002.