Detaje të reja lidhur me vetëvrasjen e policit në Pejë

Siç ka raportuar më herët ‘RADIO 1’, gjatë pasditës, një polic i Kosovës në Pejë dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.

Lajmi fillimisht u konfirmua si informacion fillestar edhe nga Policia Rajonale e Pejës, nëpërmjet zyrtarit të saj Driton Rugova.

‘RADIO 1’ merr vesh se polici që ka kryer vetëvrasje, ishte në shërbim si polic i sigurisë së objekteve me rëndësi, konkretisht në perimetrin e ‘Patrikanës’ së Pejës ku edhe është gjetur.

Polici me inicialet E.S. (emër i njohur për redaksinë e RADIO 1) është i komunitetit boshnjak, ndërsaqë në vendin e tij të punës, kabinën/pikën e Patrikanës është gjetur i varur.

Burime brenda Policisë së Pejës i kanë deklaruar ‘RADIO 1’, se polici në fjalë ka qenë i qetë dhe koleg i respektuar, përderisa rrethanat që e kanë çuar në këtë akt, janë duke u hetuar.

Pasdite lajmin zyrtar për vdekjen e policit e ka konfirmuar Zyrtari Policor për Media i Rajonit të Pejës, Driton Rugova.

“Sot me datë 01/03/2021 ne ora 16:20 Policia në Pejë ka pranuar informatën se një zyrtar policorë është gjetur pa shenja jete. Menjëher njesiti policor ka shkuar ne lokacion”, ka deklaruar ai fillimisht./RADIO 1/