110 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi në Spitalin e Pejës

Spitali i Përgjithshëm i Pejës, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar në këtë spital 138 pacientë e të cilët poashtu janë të shtrirë në këtë spital me Covid-19.

Prej tyre 110 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi. Ndërsa 4 pacientë po trajtohen në CPAP.

Ndërsa asnjë pacientë nuk është shëruar gjatë kësaj periudhe.

Postimi i plotë:

Raporti 24 orësh per trajtimin e pacientëve me Covid-19:

✓138 pacientë janë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid 19;

✓110 pacientë janë në Oksigjenoterapi;

✓ 4 pacientë janë në CPAP;

✓ 0 pacientë te shëruar;

✓20 pacientë të pranuar;

Mbroje vetën vaksionohu.