Kandidati për kryetar të Klinës, Esat Raci takohet me veteranët e UÇK-së

Kandidati për kryetar të Klinës nga radhët e PDK-së, Esat Raci ka vizituar gjatë ditës së sotme Organizatën e Veteranëve të Luftës në këtë komunë.

Raci me këtë rast është pritur nga kryetari i degës së OVL UÇK-së, Hajdin Balaj.
Balaj e ka vlerësuar këtë vizitë, derisa ka thënë se do të jenë të gatshëm të bashkëpunojnë në të ardhmën dhe i ka uruar sukses atij në zgjedhjet lokale të tetorit.
Teksa Raci ka shprehur gatishmërinë e tij duke thënë se janë gjithnjë në përkrahje të vlerave dhe se zëri i veteranit do të jetë prioritet për PDK-në.

SHARE