Ministrja finlandeze: Në vjeshtë mund të shohim rezultate për liberalizim të vizave për Kosovën

Ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane, Tytti Tuppurainen, ka thënë se e mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ajo, në një konferencë për media pas përfundimit të takimit me zëvendëskryeminitrin Besnik Bislimi, ka thënë se në vjeshtë mund të ketë rezultate për vizat.

“I mbështesim të gjitha kriteret e Kosovës për liberalizim të vizave. Kosova është i vetmi vend që nuk ka viza në Ballkanin Perëndimor është që të lëvizim përpara, i kemi mbështetur negociatat që flasin në aspekt të Kosovës. Jam optimiste që do të vazhdojmë para në këtë çështje, besoj se në muajt në vijim ndoshta në këtë vjeshtë mund të shohim rezultate”, ka thënë Tuppurainen.

Ajo është deklaruar edhe për vendimin e qeverisë për targat RKS.

“E kuptojmë që Kosova e ka të drejtën ligjore të plotë të bëjë lëvizjet e saj, kur ka të bëjë me targat”, ka deklaruar ajo.