Alarm në Zvicër, Kosova falsifikoi testet e Covid-19!

Mediat zvicërane kanë ndezur alarmin pas rritjes së rasteve me Covid-19. “Blick” shkruan se rritja e rasteve nga diaspora shqiptare ka ardhur edhe si pasojë e falsifikimit të testeve për Covid-19.

Në artikullin e Blick thuhet se në Kosovë janë falsifikuar dhe shitur teste të panumërta PCR.

Në Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, mbi 100 persona tani janë arrestuar në lidhje me testet e falsifikuara të PCR. Në një rast, autoritetet kapën disa kompjuterë” thuhet në shkrimin e Blick.

Gazeta zvicëriane ka publikuar edhe intervista duke ua fshehur identitetin personave të cilët thonë se në Kosovë janë lëshuar teste false dhe se kanë paguar para për të marrë testin negativ.