Për dy ditë në Kosovë 31 të vdekur nga koronavirusi

Dy ditët e fundit në Kosovë 31 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.

Kjo është bërë e ditur në shifrat e përditshme që publikon Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Gjatë ditës së djeshme IKSHPK’ja ka bërë të ditur se nga 480 testime, 258 kanë rezultuar pozitiv, derisa 16 persona kanë ndërruar jetë.

Sot ndërkaq, Instituti ka njoftuar se 226 raste janë konfirmuar pozitiv me koronavirus, derisa, 15 persona kanë vdekur.

Deri më tani në vend në Kosovë janë konfirmuar 8 mijë e 330 raste pozitive me koronavirus.

227 të konfirmuar me koronavirus kanë vdekur.