U gjet i shtrirë në rrugë, QMF-ja në Drenas konstaton vdekjen e një personi

Policia ka bërë të ditur se një burrë është gjetur i shtrirë në rrugë në fshatin Komoran të Drenasit nga disa kalimtarë rasti.

I njëjti është marrë nga autoambulanca, ku nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Drenas është konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.

Më tej, policia bëri të ditur se rasti vazhdon të jetë nën hetime.