OVL UÇK në Klinë kujton dëshmorin Ramiz Racin në 24 vjetorin e rënies heroike

Janë bërë 24 vjet nga rënia heroike e Ramiz Racit nga Jelloci i Klinës.

Në këtë përvjetor u mbajtën edhe homazhe nga OVL UÇK dega në Klinë, në krye me Hajdin Balaj.
Balaj bashkë me Bahtije Halitin dhe Esat Raci, si dhe familjarët e dëshmorit, vizituan varrin e Ramiz Racit, i cili është i varrosur në Varrezat e Dëshmoëve në fshatin Grabanicë.

Ata kujtuan trimin që flijoi jetën për lirinë e vendit tonë, dhe vendosën kurora lule pranë varrit të tij.

Më këtë rast, kryetari Balaj, tha se ua kemi borxh të gjithë dëshmorëve, që t’i kujtojmë dhe mos të harrojmë sakrificën heroizmin e tyre./Klina info/