Hajdin Morina FENIKSI I LIRISË (Heroit Mujë Krasniqi-Kapuçi)

FENIKSI I LIRISË
(Heroit Mujë Krasniqi-Kapuçi)

Liria
as jotja, as imja,
diku peng, njëzet vjet.

Ngjitu n’skenë
e krisja vetë,
nesër n’Çabiq
e n’qytet t’Klinës,
ti, feniks,
këndona për lirinë,
365 ditë,
pastaj sërish 365 ditë.

Atdheu
s’është më i shenjtë,
as andej Drinit,
as këndej.

Nesër ngjitu n’skenë
e krisja vetë.

Liria
as jotja, as imja,
diku peng, njëzet vjet.

(5.6.2019, në prag të edicionit XIX të festivalit folklorik “I këndojmë lirisë” kushtuar heroit Mujë Krasniqi-Kapuçi.)

Nga Prof Hajdin Morina

SHARE