E mitura martohet me një person të rritur në Malishevë, prindi thotë se s’i dha leje për këtë

Bashkëjetesa me vajza të mitura është shndërruar në dukuri shqetësuese në vendin tonë, ku shpesh raportohen raste kur vajzat e moshave të vogla krijojnë raporte të afërta me persona të moshave madhore,

Një rast i tillë ka ndodhur me një vajzë nga fshati Joviq i Malishevës, e cila ka nisur bashkëjetesën me një person të rritur.

Sinjali mëson se në kuadër të veprimeve hetimore është intervistuar babai i të miturës, i cili ka deklaruar se e bija është martuar pa pëlqimin e tij.

Po ashtu, në prezencën e zyrtarit të Qendrës për Punë sociale, është intervisutar edhe 14-vjeçarja e cila ka pohuar se përkundër kundërshtimit të prindërve të saj, ajo është martuar dhe ka vendosur që të bashkëjetojë me 22-vjeçarin.

I dyshuari ende nuk është paraqitur në stacion policor, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.