Si në filma: Tre drenicas vjedhin një kombi bus dhe ikin nga polic

Të dielën pas mesnate, tre burra në Drenas kanë vjedhur një minibus në parkingun e një personi e pastaj kanë ikur nga vendngjarja.Policia iu është vënë pas të dyshuarve mirëpo ata kanë ikur dhe nuk janë ndalur sipas urdhërit të policisë.

Policia njoftoi se të dyshuarit kanë dëmtuar automjetin gjatë përpjekjeve për të ikur dhe se të njëjtit tashmë janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit derisa kishin qenë duke udhëtuar me një automjet kombi bus me targa vendore të cilin dyshohet se e kanë vjedhur nga një parking pronë e viktimës mashkull kosovar, nuk i janë bindur njësitit policor për ndalje, me ç’rast gjatë ikjes kanë dëmtuar automjetin e lartcekur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kompetent me urdhër të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, raportoi policia.