Ylli i Manchester United aksidentohet me Lamborghinin e tij 170 mijë dollarësh

Portieri i Manchester United, Sergio ka shpëtuar pa lëndime pasi makina e tij u përplas në Carrington, transmeton Gazeta Metro.

Portieri numër 2 u fotografua duke qëndruar pranë Lamborghinit të tij të rrëzuar, me vlerë prej 170 mijë paund afër terrenit të stërvitjes së klubit.

Romero, argjentinasi besohet se e ka blerë makinën në vitin 2017. Ai ka qenë një lojtar i United që nga viti 2015 dhe ka luajtur 9 herë për klubin në të gjitha garat deri më tani këtë sezon.