Kërcënon stafin e burgut të Dubravës, pasi s’i lejohet ta vizitojë një të burgosur

Të martën është arrestuar një person në burgun e Dubravës, pasi që i njëjti ka kërcënuar zyrtarët korrektues.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti kishte ndodhur pasi i dyshuari kishte kërkuar që t’i bënte vizitë një të burgosuri, mirëpo vizita ishte e ndaluar

“Burgu i Dubravës, Istog 18.07.2023 – 08:55. Një mashkull kosovar është arrestuar për shkak se kishte kanosur zyrtarët korrektues të burgut.

Incidenti kishte ndodhur pasi i dyshuari kishte kërkuar që të bënte vizitë një të burgosuri, mirëpo vizita ishte e ndaluar. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.