Arrestohet i dyshuari që kërcënoi dy prokurorë në Pejë

Të martën është arrestuar një person në Pejë, pasi që dyshohet se më datë 14.07.2023, i njëjti ka kanosur përmes telefonit dy prokurorë tё shtetit.

Sipas komunikatës së PK-së, sot me datë 18.07.2023, pas një pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal për Hetime DRP Pejë, ёshtё arritur të identifikohet lokacioni i personit tё dyshuar dhe i njëjti ёshtё arrestuar.

Lidhur me rasti ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar qё i dyshuari tё ndalohet pёr 48-orë.