Turqia prej sot e merr komandën e KFOR-it në Kosovë

Turqia po përgatitet të marrë përsipër komandën e Misionit të NATO-s në Kosovë, në një periudhë kur tensionet midis Kosovës dhe Serbisë kanë shënuar rritje.

KFOR-i, cili filloi me detyrën më 12 qershor 1999 në Kosovë në përputhje me vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin, ka rreth 4.500 pjesëtarë ushtarakë ndërkombëtarë nga 27 vende, duke përfshirë 21 anëtarë të NATO-s dhe gjashtë vende partnere që nuk janë anëtarë të NATO-s.

Turqia renditet e dyta midis 27 vendeve për sa i përket kontributit me personel.

Italia, e cila mori përsipër misionin e 27-të të KFOR-it nga Hungaria më 10 tetor 2022, po përgatitet të dorëzojë detyrën pas përfundimit të periudhës së komandës.

Turqia, sot me anë të një ceremonie do të marrë përsipër komandën.

Zyrtarët e Ministrisë turke të Mbrojtjes Kombëtare, në një deklaratë lidhur me çështjen, cilësuan KFOR-in si një nga misionet më të rëndësishme në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.